Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

90 njerëz në një shtëpi – lufta e bllokon familjen irlandeze në Gaza

Ibrahim AlAagha dhe gruaja e tij me tre fëmijët po vizitonin familjarët në Gaza kur nisi rrethimi nga Izraeli.

Tani familja, që janë shtetas irlandezë dhe jetojnë në Dublin, kanë ngecur në shtëpinë e prindërve të tij në Khan Younis.

Familja e Ibrahimit është përpjekur të marrë sa më shumë të afërm dhe familjarë që munden. Janë 90 njerëz në shtëpinë e prindërve të tij sepse ai thotë se familja e tij nuk mund ta kthejë askënd prapa.

Grupi përpiqet të fle me turne, me dy në një dyshek. Asnjëri nuk mundet të relaksohet në të vërtetë.

“Nga koha kur zgjohemi deri kur flemë, mundohemi vetëm të mbijetojmë”.

Furnizimet me ushqim janë të pakta dhe anëtarët e grupit përpiqen të dalin jashtë përditë të shohin nëse po shpërndahet ushqim. Ata kanë ujë dhe miell për të gatuar bukë, por ende nuk është mjaftueshëm për një vakt në ditë. Është vështirë për fëmijët – 10 prej të cilëve janë nën pesë vjeç.

Edhe Prindërit palestinezë: Fëmijët po na vdesin në duar nga uria Botë Prindërit palestinezë: Fëmijët po na vdesin në duar nga uria

“Ata kërkojnë ushqim dhe ujë dhe përpiqemi tu japim sa të kemi mundësi. Është vërtet e kufizuar... shumë e vështirë”, ka thënë ai për BBC.

Një shtatzëne dhe një burrë i moshuar me diabet janë mes grupit, dhe Ibrahimi thotë se burri ka ilaç vetëm edhe për disa ditë.

“Nëse i ndodh diçka e keqe dikujt, nuk ka asnjë mënyrë që ta dërgojmë në spital tani... kjo është diçka për të cilën gjithnjë shqetësohem”.