Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

89 persona kanë vdekur brenda Kievit që nga fillimi i pushtimit rus

89 persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në Kiev që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, ka njoftuar Këshilli i Qytetit, raporton “The Guardian”.

Në një komunikatë, Këshilli ka thënë se 368 persona janë lënduar dhe 167 ndërtesa janë dëmtuar nga sulmet ruse.

“Është bërë më sigurt në Kiev, por rreziku nga sulmet ajrore mbetet”, thuhet në komunikatë.

Rusia ka mohuar se po i shënjestron civilët.