Banorët e më shumë se 800 apartamenteve, janë evakuuar në një bllok pallatesh, në Camden, në veri të Londrës.
Këshilli i Camden-it është shprehur se njerëzit që banojnë në apartamentet e pesë kullave duhet të evakuohen urgjentisht, për arsye sigurie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pesta këto kulla kanë të njëjtën shtresë veshjeje si kulla Grenfell, ku ra një zjarr vdekjeprurës dhe autoritetet duan të shmangin përsëritjen e kësaj ngjarjeje.
Këshilli i Camden-it, menjëherë pas përfundimit të evakuimit, do të heqë shtresën termike nga këto kulla, për të shmangur rrezikun e djegies.
Për këtë evakuim u shpreh edhe kryeministrja Theresa May, në rrjetin social Twitter, duke thënë: “Mendimet e mia janë me banorët e Camden-it, që po evakuohen, ndërkohë që shtëpitë e tyre sonte po bëhen të sigurta”.