Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Vdiqën të gjithë në pritje të helikopterit”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit në Londër, i cili i mori jetën të paktën 80 personave në muajin qershor teksa “Grenfell Tower” u shkrumbua.

Farhad Neda dhe nëna e tij ishin të vetmit të mbijetuar nga kati i 23 i ndërtesës dhe tashmë ata kanë folur në mediat britanike për momentet e tmerrit që përjetuan në ndërtesën e përfshirë nga flakët, por kanë zbuluar edhe një detaj tragjik, i cili mendohet se i ka marrë jetën rreth 40 personave. Neda ka thënë se rreth 40 banorët dolën në tarracën e pallatit duke pretenduar se dikush i kishte thënë nga zjarrfikësit se atje do të vinte një helikopter për t’i evakuuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata u ngjitën në tarracë, por helikopteri nuk erdhi kurrë dhe të gjithë humbën jetën. Ndërkohë, autoritetet britanike kanë thënë se helikopterët nuk përdoren në të tilla situata. Farhad Neda u vlerësua gjerësisht për veprimin e tij heroik gjatë tragjedisë. Nëna e tij kishte humbur ndjenjat nga tymi i madh, ndërsa zjarri ngjitej me shpejtësi.

Neda nuk humbi kohë, por mori në shpatulla nën e tij dhe mes zjarrit e tymit arriti të mbijetonte edhe pse të dy përfunduan në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Sabre Neda, babai i Farhad humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në kati e fundit të ndërtesës. Hetimet për katastrofën e “Grenfell Tower” nisën ditën e sotme.