Një 8 vjeçare, nxënëse e shkollës fillore e quajtur Saffie Roussos, është një nga 22 viktimat që u vranë mbrëmë nga sulmi vetëvrasës në koncertin e Ariana Grande në Manchester.
Nga sulmi kanë mbetur të lënduar edhe 120 persona, ndërsa përgjegjësinë e morri sot ISIS, transmeton Koha.net.
8 vjeçarja Saffie Roussos, 18 vjeçarja Georgina Callander dhe 26 vjeçari John Atkinson, janë tre viktimat e para në mesin e të vrarëve.
Nga të lënduarit në spital u dërguan 59 persona ku 12 prej tyre ishin fëmijë, ndërsa 60 tjerë u trajtuan nga ekipet në vendin e ngjarjes.
Policia britanike ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për këtë sulm.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm