Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

71 viktima dhe 160 të plagosur gjatë 24 orëve në spitalin më të madh të Gazës

Në spitalin qendror në Gazë raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur 71 viktima dhe 160 persona të plagosur.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të premten deklaroi se spitalet kanë arritur në shkallën e 262% të kapaciteteve që kanë teksa paralajmëroi se institucionet mjekësore kanë mbetur edhe pa furnizimet kryesore, shkruan BBC.

“Shtatëdhjetë e një persona dhe 160 të plagosur mbërritën në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në 24 orët e fundit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite në qeverinë qendrore në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.