Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

64 pjesëtarë të OKB-së të vrarë në Gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatë palestinezë, UNRWA, ka thënë se 64 pjesëtarë të stafit i janë vrarë në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas.

Sipas BBC-së, 450 strehimoret e OKB-së që menaxhohen në Rripin e Gazës janë mbipopulluar me mbi 670.000 njerëz që qëndrojnë aty.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi filluar të marrim raporte për sëmundje që përhapen si zgjebe dhe diarre. Duhet të ketë një armëpushim humanitar. Vendet që duhet të mbrohen janë goditur, kishat, xhamitë dhe objektet e OKB-së. Kështu që asnjë vend nuk është i sigurt. Gaza është kthyer shumë shpejt në një vrimë ferri”, thuhet në reagimin e Agjencisë.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Peter Lerner, ka thënë se grupet e Hamasit po fshihen pas palestinezëve civilë.

Ai ka shtuar se “është tragjedi njerëzore në dy anët e gardhit”.

“Kjo është një nga arsyet pse Hamasi duhet të largohet. Të gjithë po vuajnë”, ka shtuar ai.

Lerner e ka akuzuar Hamasin për vendosje të të gjitha aftësive të tyre në arenën civile duke përfshirë “dronë shpërthyes në çatitë e shtëpive”.

Sipas zyrtarit izraelit, Hamasi po i përdor spitalet në Gaza “si pozicione komanduese, terrene për skenë dhe mburoja njerëzore”.