Botë

57 të burgosur vriten në përleshjet e grupeve rivale në Brazil

Së paku 57 persona janë vrarë gjatë përleshjeve pesorëshe mes grupeve rivale në një burg të Brazilit.

Të burgosurit e një pavijoni sulmuan një pavijon tjetër të burgut Altamira në qytetin Para të Brazilit. 16 prej të burgosurve kanë vdekur, si pasojë e asfiksimit nga tymi i zjarrit që kaploi pavijonin, transmeton KTV.

Sipas njoftimit të burgut, anëtarët e grupit sulmues ia kanë vënë flakën qelisë ku po qëndronin rivalët e tyre të njohur me emrin “Komanda e Kuqe”.

Struktura e qelisë mundësoi që zjarri të shpërndahej më shpejt, duke rezultuar me vdekjen e disa të burgosurve. Qëllimi i këtij sulmi ishte më shumë vrasja e grupit rival sesa rojat e burgut, pasi krejt kjo ngjarje ka nisur mirorganizuar.