Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

49 të burgosur vdesin në një burg të Kolumbisë pas një përleshjeje që shkaktoi zjarr

49 të burgosur vdiqën gjatë një trazire gjatë të hënës mbrëma në qytetin jugperëndimor kolumbian Tuluas, ka thënë kreu i agjencisë kombëtare të burgjeve të martën, duke e cilësuar këtë si një nga incidentet më të rënda në burgje në vitet e fundit.

Drejtori i agjencisë së burgjeve tha për një radio lokale se një zjarr shpërtheu gjatë një proteste të të burgosurve.

“Është një ngjarje tragjike dhe katastrofike”, tha gjenerali Tito Castellanos, kreu i INPEC, për radion “Caracol”. “Kishte një situatë, me sa duket një trazirë, të burgosurit ndezën disa dyshekë dhe u shkaktua zjarr që la të vdekur 49 të burgosur”.

30 persona të tjerë u plagosën gjatë incidentit dhe dhjetëra u evakuuan.

Burgu ka gjithsej 1.267 të burgosur dhe blloku i qelisë ku kishte rënë zjarri kishte 180 të burgosur.

Në Kolumbi, si në shumë vende të Amerikës Latine, burgjet janë shumë të mbipopulluara.

Edhe Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi Botë Mbi 250 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi

Burgjet e Kolumbisë kanë kapacitet për 81.000 të burgosur, por aktualisht strehojnë rreth 97,000, sipas të dhënave zyrtare.

Presidenti Ivan Duque, i cili po qëndron për vizitë në Portugali, shkroi në Twitter, se incidenti do të hetohet.