Policia në Laos ka realizuar një prej aksioneve më të mëdha kundër drogës në Azi. Të premten policia ka kapur më shumë se 55 milionë tableta metafetaminë.
Droga është zbuluar në provincën veriore të Bokeos. Të mërkurën, 10 milionë tableta u gjetën në thasët e vegjël të fshehur në pakot e birrave. Informacionet e siguruara nga shoferi i kamionit që e barti ngarkesën, ia mundësoi policisë zbulimin e 65 çantave me metafetaminë.
Sasia e drogës së kristaltë peshonte 1 mijë e 537 kilogramë. Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.
Autoritetet të hënën zbuluan edhe 6 milionë tableta amfetaminë të fshehura në një tjetër kamion.
Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhej se prodhimi dhe trafikimi i drogave sintetike në lindje dhe juglindje të Azisë është shumëfishuar përkundër pandemisë së koronavirusit. Sipas këtij raporti, kontrabanduesit e kanë shfrytëzuar situatën e izolimeve për mbrojtje nga pandemia.
-
Azia Juglindore me sasi rekorde të drogës ilegale
-
Autoritetet amerikane kapin drogë në vlerë 5 mln euro të mbështjellë në pako në formë shalqiri
-
15 kontrabandistë të vrarë nga operacioni i ushtrisë tajlandeze në kufi me Birmaninë
-
Dubai sekuestron amfetaminë në vlerë 1 miliard dollarë
-
Operacioni anti-drogë i INTERPOL-i, u kap drogë me vlerë mbi 700 milionë euro, 1333 të arrestuar