Numri i tabletave metamfetamine të sekuestruara në Azinë Lindore dhe atë Juglindore arriti nivel rekord në vitin 2021, duke tejkaluar një miliard sosh për herë të parë, ka njoftuar OKB-ja.
Shifrat nënvizojnë shkallën e prodhimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës në rajon dhe sfidat e luftimit të saj. 1 miliard e 8 tableta - të cilat do të peshonin rreth 91 tonë gjithsej - ishin pjesë e një sasie të madhe rajonale prej pothuajse 172 tonësh metamfetamine në të gjitha format.
Sasia ishte shtatë herë më e lartë se sasia e sekuestruar 10 vjet më parë, thuhet në raportin e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin. Situata u spikat vetëm disa ditë para publikimit të raportit, kur ushtarët tajlandezë kapën trafikantët në një betejë me armë në veri të vendit.
Ata thuhet se vranë tetë prej tyre dhe sekuestruan rreth një milion pilula metamfetamine.
-
55 milionë tableta droge kapen në Laos, më së shumti në histori
-
15 kontrabandistë të vrarë nga operacioni i ushtrisë tajlandeze në kufi me Birmaninë
-
Dubai sekuestron amfetaminë në vlerë 1 miliard dollarë
-
Me djegie të drogës, në Birmani shënohet Dita ndërkombëtare kundër trafikimit të saj
-
Jordania sekuestron 1 ton pilula amfetaminë në kufi me Irakun