Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

50% e amerikanëve presin që një luftë civile të ndodhë në vitet e ardhshme

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka bërë disa zbulime shqetësuese për sa i përket zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Euronews.

Në dokumentin me 42 faqe, thuhet se gjysma e amerikanëve presin që një luftë e dytë civile mund të ndodhë në SHBA në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, më shumë se 40% e pjesëmarrësve mendojnë se amerikanët e vërtetë po zëvendësohen nga emigrantët – një koncept që njihet si ‘Teoria e Zëvendësimit’.

Po ashtu, 40% thanë se do të preferonin një “lider të fortë” mbi një sistem demokratik.

Ndërkohë, 1 në 5 amerikanë thanë se do të merrnin armë me vete gjatë një proteste të dhunshme të stilit të Capital Hill më 6 janar. Por vetëm 4% thanë se kishte gjasa që ata ta përdornin atë për t’i shtënë dikujt.

Edhe Sondazhi: Shumë njerëz në SHBA e Evropë druajnë se do të ketë luftë botërore për 5-10 vjet Botë Sondazhi: Shumë njerëz në SHBA e Evropë druajnë se do të ketë luftë botërore për 5-10 vjet

Vdekjet nga armët në SHBA u rritën me plot 43% nga viti 2010 – 2020 dhe shitjet e armëve u shtuan ndjeshëm gjatë pandemisë.

Një studim i ngjashëm i Tulchin Reasearch muajin e shkuar zbuloi se 44% e amerikanëve mendonin se SHBA-ja po shkonte drejt një lufte civile.

Ndërsa, sondazhi i YouGov javën e shkuar, vuri në pah një rritje të thirrjeve për një ndarje të mundshme të SHBA-së.

1/3 e përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump që jetojnë në shtete republikane, thanë se duke parë mënyrën se si liberalët po ndërhyjnë në legjislacion dhe mënyrën se si ata po “shkatërrojnë vlerat e familjes amerikane”, ata do të ishin pro “ndarjes në dysh të Amerikës dhe formimit të një shtetit të pavarur të përbërë nga shteteve konservatore”.

Sidoqoftë, 30% e tyre ishin kundër kësaj ideje.

Edhe 12 milionë amerikanë justifikojnë dhunën për ta rikthyer Trumpin në pushtet Botë 12 milionë amerikanë justifikojnë dhunën për ta rikthyer Trumpin në pushtet

Sipas studiuesve në Universitetin e Kalifornisë këto rezultate “kalojnë edhe pritshmëritë e tyre më të këqija”.

Por sipas tyre, mund të mos ketë ende vend për panik, pasi shumica e pjesëmarrësve në studim ishin “kategorikisht kundër dhunës politike”.