Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

50 dronë të Rusisë sulmojnë qytetet ukrainase

Rusia ka sulmuar qytetet e Ukrainës me më shumë se 50 dronë, duke lënë të vdekur të paktën pesë persona në qytetin jugor të Khersonit.

Më shumë se 100 persona po prisnin për trenin drejt Kievit kur disa dronë goditën stacionin.

Sulmi ndaj qyteteve ukrainase është kryer një ditë pasi aeroplanët ukrainas dëmtuan një luftanije ruse në portin e Krimesë të martën.

Ministria ukrainase e Punëve të Brendshme ka raportuar se në mesin e të vdekurve nga bombardimi në Kherson ka mbetur i vdekur një polic.

Nga sulmi me dronë në qytetin jugor të Ukrainës më shumë se 70 për qind e shtëpive kanë mbetur pa energji elektrike.

Nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë furnizimi me energji elektrike në ditët e ftohta të dimrit.

Artikuj të ngjashëm