Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të lënduar, si shkak i stuhisë së fuqishme të borës në rajonin e Odesas.
Afro 1.500 vendbanime në 17 rajone kanë mbetur pa energji elektrike.
“Inxhinierët e energjisë janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike”, ka thënë Zelensky.
Shërbimi i urgjencës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet në zonat malore.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
-
Zelensky flet për situatën “shumë të vështirë” në Odesë
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur
-
Sulmet masive në Ukrainë lënë dy të vdekur, mes tyre një 4-vjeçar