Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se situata është "shumë e vështirë" në rajonin e Odesës. Lideri ukrainas njoftoi se më shumë se 1.5 milion njerëz aktualisht kanë mbetur pa energji elektrike në zonë, pas një sulmi natën nga dronët iranianë, duke shtuar se "ky është qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj Odesës".
Qyteti tjetër ukrainas Bakhmut u sulmua , ndërsa forcat ruse po synonin një seli të shërbimit të urgjencës aty pranë.
Disa ndërtesa mbeten në këmbë në Bakhmut dhe banorët e mbetur ende shihen nëpër rrugë. Oleksandra Matviychuk, nga Qendra e Ukrainës për Liritë Civile - fituese e përbashkët e Çmimit Nobel të Paqes të këtij viti - denoncoi gjatë ceremonisë luftën e presidentit rus, Vladimir Putin.
Matviychuk u shpall bashkëfituese e çmimit të paqes së këtij viti së bashku me grupin rus të të drejtave të njeriut Memorial dhe Ales Bialiatski, kreun e grupit bjellorus të të drejtave, Viasna.
-
Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë
-
Mbi 60 mijë ukrainas mbesin pa energji elektrike nga sulmet ruse
-
Rusia nis sulm masiv në Odesa, një i vdekur
-
Të paktën dy të vrarë nga sulmet ruse që goditën mbarë Ukrainën
-
Zelensky bën thirrje për rritje të presionit ndaj Rusisë pas sulmeve në Odesa