Të paktën 48 persona janë lënduar, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi treni u përplas në një stacion të qytetit spanjoll të Barcelonës, bëjnë të ditur zyrtarët.
Incidenti ndodhi gjatë orëve të mëngjesit në stacionin Francia, në qendër të qytetit, transmeton kp.
Raportimet thonë se treni nuk frenoi dot kur hyri në stacion, duke goditur platformën. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë pjesë e parme të dëmtuar të mjetit.
18 persona janë dërguar në spital, kanë bërë të ditur në Twitter zyrtarët e emergjencave të Barcelonës.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasen dy trena në Danimarkë, të paktën 17 të lënduar
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15
-
Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë
-
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
-
Përplasen dy trena në Sllovaki, disa të lënduar