Të paktën 155 persona kanë mbetur të lënduar të mërkurën, pas përplasjes së dy trenave në regjion të Katalonjës në veri-lindje të Spanjës, raporton BBC.
Shërbimet e emergjencës lajmëruan në Twitter se 150 persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa shtuan se 5 të tjerë janë në gjendje “më pak serioze”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimet emergjente po ashtu kanë shtuar se tre persona janë transferuar në spital.
Njoftohet se përplasja ka ndodhur rreth 12 kilometra larg qendrës së qytetit, në stacionin e Moncada i Reixac – Manresa.
Ende nuk është e qartë si ka ndodhur aksidenti pasi që autoritetet përkatëse duhet t’a konfirmojnë, por sipas mediave lokale trenat kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim dhe janë përplasur pasi që njëri prej tyre ka qenë i parkuar në stacion.