Shoferi i një treni ka vdekur dhe disa pasagjerë janë lënduar pas një përplasjeje të dy trenave në Barcelonë të hënën në mbrëmje, kanë thënë autoritetet.
85 persona janë raportuar të lënduar, dy më rëndë, sipas shërbimeve emergjente lokale.
Përplasja ndodhi kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin në Sant Boi de Llobregat, rreth 14 kilometra nga Barcelona, shkruan Reuters.
“Shoferi i trenit ka vdekur si rezultat i përplasjes”, ka thënë qeverisja regjionale në një deklaratë.
Rreth 100 pasagjerë të cilët kishin mbetur brenda trenit janë evakuuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15
-
Të paktën 69 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë
-
Mbërrin në 64 numri i të vdekurve në Spanjë
-
Ky dyshohet të jetë shkaku i përplasjes mes trenave në Spanjë
-
Përplasja e dytë me fatalitet mes trenave këtë vit në Spanjë