Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ishte cak i sulmit me raketa në orët e hershme të mërkurën. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të lënduar 45 persona.
Për herë të dytë brenda javës është aktivizuar mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se copat e një rakete të shkatërruar kanë rënë në një lagje të Kievit, duke lënë të lënduar 45 persona.
15 prej tyre janë dërguar në spital ndërkaq 27 të tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm