Disa persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin e Solingenit në Gjermani, të premten në mbrëmje.
Mediumi “Bild” ka raportuar se një burrë ka therur disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit. Sipas raportimit, ka disa të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes e se është në kërkim.
Autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.
Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje duke trajtuar të lënduarit, sipas mediave lokale.
Detajet tjera ende nuk dihen.