Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë persona theren me thikë në një kafene në Turqi

Turqi

Pesë persona janë therur në një sulm me thikë në një kafene në veriperëndim të Turqisë, thanë zyrtarët të martën.

Të pestit janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktimat janë persona që pushonin pas lutjeve në një xhami në Eskisehir, rreth 230 kilometra  në perëndim të kryeqytetit, Ankara, thanë zyrtarët.

Policia ka bërë të ditur se pas ngjarjes është arrestuar një 18-vjeçar, i identifikuar si Arda K..

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se ka nisur një hetim për sulmin, raporton AP.