Botë

Athinasit këshillohen të qëndrojnë brenda me dritaret e mbyllura

zjarre ne Greqi

Autoritetet greke i kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë brenda me “dritaret e mbyllura”, ndërsa 400 zjarrfikës përpiqen të lokalizojnë zjarret jashtë Athinës.

Re të mëdha tymi kanë errësuar qiellin të dielën mbi kryeqytet.

“Forcat vazhdimisht po përforcohen por ata përballen me zjarre që në shumë raste kalojnë 25 metra lartësi”, ka thënë zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassileios Vathrakogiannis.

Zyrtarët shëndetësore kanë bërë thirrje që njerëzit të kufizojnë lëvizjet jashtë dhe të qëndrojnë brenda, duke shtuar se tymi ka ndikuar në kualitetin e ajrit. Qielli mbi Parlamentin grek pasdite është bërë i verdhë në të kaftë, ndërsa janë shpërndarë gjithandej nga erërat e forta, raportoi The Guardian. 

Të paktën tetë persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes.

Gjysma e Greqisë pritet të jenë nën “alarm të kuq”, një reflektim i rrezikut të lartë nga zjarret.