Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, po përpiqet të zbusë shkallën e përgjigjes së Teheranit ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton “Telegraph”.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) po do që hakmarrjen ta realizojë me sulm me raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera kundër objekteve ushtarake izraelite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Pezeshkian, nga frika e një lufte më e madhe me Izraelin, po kërkon që Irani në vend të kësaj të godasë bazat e spiunazhit të Mossadit të fshehura në rajon.
“Ai sugjeroi që të shënjestrohen objektiva të lidhura me Izraelin në Republikën e Azerbajxhanit ose Kurdistanin”, ka thënë një burim për gazetën britanike.
Një zyrtar i IRGC-së ka thënë se askush në organizatë, e cila është besnike ndaj udhëheqësit suprem Ali Khamenei, nuk i kushton shumë vëmendje Pezeshkianit.
“Kishte një diskutim brenda forcës se si të bllokohen përpjekjet e Pezeshkianit. Pothuajse të gjithë besojnë se ajo që ai po këmbëngul nuk është e mirë për reputacionin e autoriteteve iraniane”, ka thënë ky zyrtar.