Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së autobusit me një shtyllë në Turqi. 26 të tjerë janë lënduar.
Autobusi po udhëtonte nga Izmiri në Agri, raportoi AP.
Hetimet kanë nisur për të zbardhur shkakun e përplasjes që ka bllokuar njërën anë të autostradës të premten.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, ka thënë se në vendngjarje nuk kishte shenja frenimi, dhe kjo sugjeronte se shoferi mund të kishte fjetur.