Një numër në rritje i politikanëve të lartë demokratë po e mbështesin zëvendëspresidenten Kamala Harris, që të bëhet kandidate e partisë për presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit, pas tërheqjes së Bidenit nga gara.
Bideni njoftoi për vendimin e tij për t’u tërhequr të dielën në mbrëmje, pas rritjes së thirrjeve në mesin e demokratëve për largim, që nga debati që ka pasur në CNN me kundërkandidatin e tij republikan, Donald Trump, raporton BBC.
Ai tani po mbështet Harrisin, e cila ka deklaruar se synon të fitojë.
Po ashtu, raportohet se ka pasur një rritje të donacioneve publike për demokratët që kur Bideni ka njoftuar tërheqjen.
LEXO EDHE:
-
Harris merr mbështetje të madhe nga demokratët për të kandiduar për presidente
-
Bideni mbështet Kamala Harrisin për kandidate në krye të SHBA-së
-
Kamala Harris shihet si alternativa kryesore për zëvendësimin e Bidenit nëse ai tërhiqet nga gara
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Çfarë shkoi keq për Kamala Harrisin?