Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se nëse një plan armëpushimi i mbështetur nga SHBA-ja dhe OKB-ja nuk ecën përpara, Hamasi do të jetë fajtor.
Blinkeni përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që ta pranojë planin siç është përshkruar nga presidenti, Joe Biden 11 ditë më parë, raporton BBC.
Ai ka thënë se përgjegjësia për ta pranuar planin është mbi "një djalë" që fshihet "dhjetë kate nën tokë në Gaza", duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
Blinken ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte "riafirmuar angazhimin e tij" ndaj propozimit gjatë takimit të tyre në Jerusalem të hënën.
Netanyahu nuk e ka miratuar publikisht atë që Bideni e përshkroi dhe as nuk ka thënë nëse përputhet me një propozim izraelit në të cilin bazohej deklarata e Bidenit.
Blinken e ka përshkruar si një "shenjë shpresëdhënëse" përgjigjen e Hamasit ndaj një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën.
Edhe
Blinken: Besoj se do të kemi marrëveshje në ditët e mbetura të administratës Biden
Rezoluta vuri në dukje se Izraeli kishte pranuar atë që Bideni kishte paraqitur dhe i bëri thirrje Hamasit ta bënte këtë gjithashtu.
Hamasi lëshoi një deklaratë të martën duke përshëndetur atë që përfshihej në rezolutë.
Mirëpo Blinkeni ka thënë se përgjigja e Hamasit nuk ishte përfundimtare, duke shtuar se "ajo që ka rëndësi" është ajo që thuhet nga udhëheqja e Hamasit në Gaza, "dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi".
-
Blinkeni thotë se marrëveshja e armëpushimit të Libanit është në "fazat e saj përfundimtare"
-
Blinkeni largohet nga Lindja e Mesme derisa armëpushimi në Gaza mbetet i paarritshëm
-
Blinkeni në Egjipt kërkon përparim rreth marrëveshjes për armëpushim në Gaza
-
Blinken thotë se Izraeli e ka pranuar propozimin e ri të SHBA-së, kërkon që Hamasi ta bëjë të njëjtën