Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

Radoslaw Sikorski

Radoslaw Sikorski

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka thënë se një riarmatim afatgjatë i Evropës, në të cilin Britania e Madhe mund të luajë rolin më të afërt të mundshëm, është i nevojshëm për të mposhtur ambiciet perandorake ruse.

Në një intervistë për "The Guardian" të shtunën, Sikorski ka thënë se Polonia mbështet të drejtën e Ukrainës për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, duke argumentuar se perëndimi duhej të ndalonte së kufizuari vazhdimisht veten në atë që bën për të mbështetur Ukrainën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sikorski, i shkolluar në Universitetin e Oksfordit së bashku me David Cameron, ishte në Londër për një takim dypalësh me sekretarin e Jashtëm. Sikorski ka qenë një figurë kritike në kthimin e Polonisë në rrymën kryesore të politikës së jashtme evropiane, që kur zgjedhjet tetorin e kaluar çuan në një qeveri të re koalicioni dhe një fund të sundimit tetëvjeçar nga partia nacionaliste e djathtë “Ligj dhe Drejtësi”.

Ai sapo kishte ardhur nga një takim në Berlin me ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, në të ashtuquajturin formatin e trekëndëshit të Vajmarit, një grupim që tani shihet si fuqia e re politike e BE-së.

Edhe pse ai tha se Rusia po korrte fitore të vogla në Ukrainë, grupi i Vajmarit mbështeti një përpjekje për të mbushur boshllëqet e mëdha në aftësitë mbrojtëse të BE-së, të formuara në fund të Luftës së Ftohtë.

“Është e qartë se Evropa ka mbetur prapa dhe mbrojtja dhe baza teknologjike dhe industriale e BE-së vuan nga mosinvestimet për vite me radhë”, ka deklaruar Sikorski. 

Ai pranoi se prodhuesit evropianë të mbrojtjes ende nuk e ndiejnë se procesi i riarmatimit ishte i përhershëm teksa ka shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin po shpenzon 40% të PBB-së për mbrojtjen, duke deklaruar se ai do ta falimentonte vendin e tij duke e bërë ushtrinë të uritur për burime. 

"Evropa jo vetëm që u çarmatos , por u deindustrializua në fushën e mbrojtjes”, ka deklaruar Sikorski.