Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Greqi, tre të vdekur pas përplasjes së varkës që transportonte emigrantë

Greqia - varka - aksident - emigrant

Foto: Associated Press

Tri vajza kanë humbur jetën ndërsa 16 persona të tjerë kanë arritur të shpëtojnë pas përplasjes së një varke që transportonte emigrantë, me shkëmbinj, në ishullin lindor grek të Chios. 

Zyrtarët grekë kanë njoftuar se 14 persona, duke përfshirë dy burra, katër gra dhe tetë fëmijë janë shpëtuar nga roja bregdetare në një zonë në verilindje të ishullit, rreth 20 kilometra larg nga bregu turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në breg u gjetën edhe dy burra të tjerë.

Zyrtarët e rojës bregdetare i thanë Associated Press se tri nga anijet e saj patrulluese dolën në zonë për të kërkuar të mbijetuar të tjerë të mundshëm, ndërsa varka besohet se është fundosur.