SHBA

Stuhitë dhe tornadot godasin disa vende, humb jetën një grua

Stuhitë dhe tornadot godasin disa vende, humb jetën një grua

Mijëra shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike të martën në qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e motit të keq. 

Pjesë të Ohios, Pensilvanisë, Kentucky-it, Missisipit, Alabamës, Tennessee-s, Virginias Perëndimore, dhe Georgia-s u goditën nga tornado mbrëmjen e së martës.

Si pasojë e stuhive me shi të dendur dhe një tornadoje në verilindje të Oklahomas një grua 46-vjeçare ka humbur jetën, raporton “Associated Press”.

Në Virginia-n Perëndimore, rreth 140 mijë banorë mbetën pa energji elektrike.

Rrugë të shumta u bllokuan, pasi erërat e forta kanë shkaktuar shkuljen dhe rrëzimin e pemëve në rrugë dhe në disa raste edhe mbi makina. 

Një numër shtëpish u dëmtuan në Ravenwood, Missouri.

Guvernatori i Virginia-s Perëndimore, Jim Justice ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qarqe të vendit dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të kenë shumë kujdes.