Tragjedi në Turqi

Zjarr në një ndërtesë në Stamboll, të paktën 29 të vdekur

Zjarr në Turqi

Të paktën 29 të vdekur

Foto: Associated Press

Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer gjatë një pune riparimi, në një klub nate në Stamboll të Turqisë, ka bërë të ditur të martën media shtetërore.

Tetë persona të tjera kanë mbetur të lënduar, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Stambollit, raportoi CNN.

Sipas zyrës, zjarri nisi në rajonin Beskitas, në Stambollin qendror, në pjesën evropiane të qytetit, dhe se të gjitha viktimat janë punonjës ndërtimi.

Zjarri ka shpërthyer gjatë renovimeve në ndërtesë e cila është e lokalizuar nën tokë, sipas Anadolu, agjencia shtetërore turke e lajmeve.

Autoritetet kanë thënë se kanë lëshuar urdhër arrestimi për pesë persona, përfshirë tre persona që e menaxhonin klubin e natës, dhe një tjetër përgjegjës për renovimin.