Parlamenti i Ghanës e ka kaluar të mërkurën një projektligj i cili parasheh dënim me burgim deri në tre vjet për këdo që e identifikon veten si LGBTQ+.
Projektligji po ashtu parasheh dënim me burgim deri në maksimum pesë vjet për ata që themelojnë grupe LGBTQ+, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjvënësit kanë hedhur poshtë përpjekjet që dënimi me burgim të zëvendësohet me shërbim në komunitet.
Miratimi i këtij projektlligji është shenja e fundit për rritjen e kundërshtimit të të drejtave të LGBTQ+ në kombin konservativ të Afrikës Perëndimore.
Projektligji i cili pati mbështetjen e dy partive kryesore politike të Ghanës, do të hyjë në fuqi vetëm nëse presidenti, Nana Akufo-Addo e dekreton atë. Ai ka deklaruar paraprakisht se do ta bënte këtë, nëse shumica e ghanianëve e dëshirojnë një gjë të tillë.
Muajin e kaluar, Amnesty International ka paralajmëruar se projektligji paraqet kërcënim për të drejtat themelore dhe liritë e njerëzve që i përkasin komunitetit LGBTQ+.