Një zëdhënës amerikan është tallur me dhuratën e presidentit rus, Vladimir Putin, për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, teksa ka akuzuar Moskën për shkelje të rezolutave të OKB-së.
Koreja e Veriut të martën ka thënë se Kimit iu dha një veturë e prodhuar nga Rusia si dhuratë nga Putini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Kremlinit më vonë e konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një veturë luksoze e tipit të përdorur edhe nga Putini.
I pyetur për këtë dhuratë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, u tha gazetarëve, “në fakt, sinqerisht, nuk e dija se ekzistonte një gjë e tillë si një veturë luksoze ruse”.
“Shpresoj që Kimi të ketë garanci më të gjatë”, tha ai me shaka. “Nuk jam i sigurt se nëse do të blija një veturë luksoze, Rusia do të ishte vendi ku do ta kërkoja”.
Motra e Kimit, Kim Yo-jong, ka thënë se “dhurata shërben si demonstrim i qartë i marrëdhënieve personale speciale mes liderëve” .