Policia në Las Vegas po i përgjigjet një alarmi për të shtëna në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Në një postim të universitetit në platformën X, thuhet se ata po i përgjigjeshin raporteve për të shtëna në kampus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnde nuk dihet nëse ka viktima nga gjuajtjet me armë.
“Duket se ka viktima të shumta”, ka thënë shkurtimisht policia në Las Vegas, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ata u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.