Botë

Sulm me armë zjarri në qendër të Pragës, ka të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Pragë janë raportuar të enjten, e sipas informacioneve të para, dyshohet se ka persona të vrarë.

BBC-ja ka raportuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të universitetit në qendër të Republikës Çeke.

Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Mediat çeke kanë raportuar se rasti ka ndodhur pranë Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles.

Raportohet se studentët janë izoluar brenda objektit.