Botë

Presidenti i Venezuelës shtyn përpara planet për nisjen e një lufte të re

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po shtyn përpara planet për të marrë nën kontroll Essequibon, rajonin e pasur me naftë të kontrolluar nga Guayana fqinje, shkruan BBC.

Ai ka urdhëruar kompaninë shtetërore të naftës të lëshojë licencat e nxjerrjes dhe i ka propozuar Asamblesë Kombëtare të miratojë një projektligj që e bën zonën pjesë të Venezuelës.

Guayana ka vënë forcat e saj të mbrojtjes në gatishmëri të plotë si kundërpërgjigje.

Votuesit venezuelianë miratuan të dielën një referendum që pretendon të drejtat mbi Essequibon, duke rritur tensionet.

Në një adresë në Facebook duke kritikuar “hapat e gabuara” të Maduros, presidenti i Guayanas, Irfaan Ali, ka thënë se kishte folur tashmë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe po i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shqyrtojë ndërhyrjen.

“Ky është kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë politike të Guayanas. Guayana e sheh këtë si kërcënim të afërt... dhe do të intensifikojë masat paraprake për të mbrojtur territorin e saj”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu siguroi investitorët e vendit - kryesisht kompanitë e naftës - se paratë e tyre janë të sigurta.

Të dielën, më shumë se 95% e votuesve në referendumin e Venezuelës miratuan krijimin e një shteti të ri venezuelian në rajon. Ndërsa vetëm dy milionë njerëz votuan - afërsisht 10% e votuesve me të drejtë vote - pretendimi i Venezuelës për Essequibon gëzon mbështetje të gjerë në vend.

HISTORIKU