Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një luftë e re afër të shpërthejë, zbulojnë imazhet satelitore

(The Guardian) - Venezuela ka zgjeruar bazat ushtarake pranë kufirit me Guajanën dhe ka nisur vendosjen e forcave në kufirin rreth xhunglës, kanë zbuluar pamjet satelitore. Lëvizja ushtarake vjen në kohën kur presidenti Nicolas Maduro ka shtuar kërcënimet për ta aneksuar fqinjin e pasur me naftë.

Maduro është zotuar në negociatat në dhjetor se nuk do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër fqinjit, por pamjet e shpërndara nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington të premten kanë treguar grumbullim forcash pranë kufirit të shteteve.

“Në të njëjtën ditë që ministri i Jashtëm i Venezuelës po takohet me diplomatët e Guajanës, ushtria venezuelase po kryen stërvitje tankesh pranë Guajanës. E gjithë kjo tregon se Maduro po ndjek politikë të dyfishtë”, ka thënë Christopher Hernandez-Roy, zëvendësdrejtor i programit amerikan të CSIS.

Venezuela e ka pretenduar prej kohësh rajonin e pasur me burime, Essequibo, i cili përbën dy të tretat e Guajanës. Muajve të fundit Maduro ka shtuar retorikën për territorin.

Pas muajsh fushate, Venezuela mbajti votim në dhjetor në të cilin Maduro ka thënë se populli venezuelas e mbështeti për të marrë me forcë pjesën e madhe të Guajanës.

Edhe SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros Botë 4 muaj më parë SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros

Pamjet ajrore kanë treguar se përderisa diplomatët venezuelas u takuan me homologët e tyre nga Guajana për të qetësuar tensionet, ushtria venezuelase dërgoi tanke dhe anije patrullimi të pajisura me raketa në kufi.

“Kjo sjellje përshkallëzuese nga ana e Venezuelës krijon mundësi për llogaritje të gabuara dhe humbje të kontrollit mbi ngjarjet në terren”, paralajmëron CSIS në raportin mbi mosmarrëveshjen në përshkallëzim.

Mosmarrëveshja po gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por Maduro dëshiron të shpërfillë Gjykatën e OKB-së dhe të negociojë drejtpërdrejtë me Guajanën.

Analistët e kishin parë sulmin e Maduros si mjet për të krijuar mbështetje përpara zgjedhjeve që priten këtë vit, por kanë sugjeruar se mund të jetë gjithashtu përpjekje për t’i bërë presion Guajanës për të ndarë të ardhurat nga zbulimet e fundit të naftës.

Ekonomia e Venezuelës ka rënë në dekadën e fundit, pavarësisht se ka disa nga depozitat më të mëdha në botë.

Brazili vendosi më shumë trupa në kufirin me Guajanën dhe Venezuelën këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon dhe SHBA-ja ka rënë dakord të forcojë mbrojtjen e Guajanës me avionë të rinj, helikopterë, dronë ushtarakë dhe teknologji radari.

Forcat e armatosura të Brazilit janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të lëvizjeve të fundit të pajisjeve ushtarake dhe personelit në Venezuelën lindore në kufirin me Guajanën dhe zyrtarët besojnë se Venezuela së shpejti mund ta sulmojë vendin e vogël të Amerikës së Jugut.

Guayana Esequiba është rajon prej rreth 159 mijë kilometrash katrorë në perëndim të lumit Essequibo, i cili aktualisht administrohet dhe kontrollohet nga Guajana, por që pretendohet nga Venezuela si pjesë e territorit të saj.

Rrënjët e konfliktit

Mosmarrëveshja daton në epokën koloniale, kur Spanja dhe Holanda u përballën për kontrollin e zonës. Më 1814, Holanda ia dorëzoi Britanisë kolonitë e saj të Essequibos, Demeraras dhe Berbices, e cila më vonë i bashkoi ato në Guajanan britanike.

Venezuela trashëgoi pretendimin e Spanjës për rajonin pas pavarësisë së saj më 1811, por Britania e zgjeroi kontrollin më në perëndim të lumit Essequibo në shekullin IX.

Më 1895, Venezuela kërkoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur mosmarrëveshjen kufitare me Britaninë, duke u thirrur në Doktrinën “Monroe”, e cila e shpalli kontinentin amerikan të paarritshëm për ndërhyrjen evropiane.

SHBA-ja ndërhyri dhe e detyroi Britaninë të pranonte arbitrazhin ndërkombëtar për të gjithë zonën e diskutueshme. Një gjykatë arbitrazhi, e mbledhur në Paris më 1898, ia dha pjesën më të madhe të territorit Guajanas britanike. Megjithatë, Venezuela më vonë e denoncoi vendimin si të pavlefshëm, duke deklaruar se gjykata ishte e njëanshme dhe e korruptuar nga ndikimi britanik.

Edhe SHBA-ja kërcënon Venezuelën me përdorim të forcës Botë 5 muaj më parë SHBA-ja kërcënon Venezuelën me përdorim të forcës

Mosmarrëveshja mbeti e pazgjidhur pasi Guajana fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1966. Venezuela që atëherë ka synuar ta marrë Guajanan, duke përdorur herë pas here presionin ushtarak dhe diplomatik për të pohuar sovranitetin e saj mbi rajonin.

Venezuela hodhi poshtë gjithashtu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe në vend të kësaj propozoi negociata dypalëshe me Guayanan.

Një rajon i pasur me burime natyrore

Guajana është e pasur me burime natyrore, si naftë, gaz, ar, diamante dhe lëndë druri, gjë që ka tërhequr interesin e të dy vendeve dhe kompanive të huaja.

Në vitet e fundit, Guajana u ka dhënë licencat e kërkimit dhe prodhimit disa korporatave shumëkombëshe, si “ExxonMobil”, për të shfrytëzuar rezervat e naftës dhe gazit në det të hapur në ujërat e diskutueshme.

Venezuela protestoi kundër këtyre aktiviteteve dhe akuzoi Guajanën për shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Tensioni midis dy vendeve është përshkallëzuar në kuadrin e krizës politike dhe ekonomike në Venezuelë, e cila ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve të saj me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar. Venezuela akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion, autoritarizëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Venezuela është përballur gjithashtu me disa sfida për legjitimitetin e saj, si kriza presidenciale e Venezuelës, e cila ka rezultuar në shfaqjen e dy qeverive rivale: njëra e udhëhequr nga Nicolas Maduro, i cili pretendon të jetë presidenti kushtetues, dhe tjetra e udhëhequr nga Juan Guaido, i cili pretendon të jetë presidenti i përkohshëm. Guaido njihet në më shumë se 50 vende, duke përfshirë Brazilin.

Roli i Brazilit

Brazili, si vendi më i madh dhe më me ndikim në Amerikën e Jugut, ka luajtur rol të rëndësishëm në ngjarjet rajonale dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë gjithë historisë, Brazili ka mbajtur marrëdhënie të përzemërta dhe bashkëpunuese me Guajanën dhe Venezuelën dhe ka mbështetur zgjidhje paqësore dhe diplomatike të mosmarrëveshjes mbi Essequibon.

Megjithatë, qëndrimi i Brazilit ka ndryshuar ndjeshëm nën ish-presidencën e Jair Bolsonaros, i cili ka qëndrim më konfrontues dhe ideologjik kundër Venezuelës dhe aleatëve të saj.

Bolsonaro u rreshtua me SHBA-në dhe vendet e tjera që e njohin Guaidon si presidentin legjitim të Venezuelës dhe dënoi Maduron si një diktator dhe kërcënim për stabilitetin dhe demokracinë rajonale. Bolsonaro ka shprehur gjithashtu mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Guajanës dhe ka kritikuar pretendimet dhe veprimet e Venezuelës si agresive dhe të paligjshme. Të njëjtin qëndrim e ka edhe presidenti aktual i Brazilit, Luiz Lula da Silva.

Forcat e armatosura braziliane janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të lëvizjes së konsiderueshme të pajisjeve ushtarake dhe personelit në Venezuelën lindore në kufirin me Guajanën, gjë e cila u zbulua së fundmi nga imazhet satelitore dhe burimet e inteligjencës.

Edhe Shtohen tensionet, dy avionë luftarakë amerikanë fluturojë mbi Venezuelë Botë 7 muaj më parë Shtohen tensionet, dy avionë luftarakë amerikanë fluturojë mbi Venezuelë

Nëse ky skenar realizohet, mund të shkaktojë një konflikt të madh rajonal që përfshin jo vetëm Guajanën dhe Venezuelën, por edhe Brazilin dhe vendet e tjera fqinje, si dhe SHBA-në dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë.

Përgatiti: Blenard Bugari