Botë

SHBA-ja thotë se Izraeli ka “përgjegjësi morale” t’i mbrojë civilët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin

SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit të ndërmarrë më tepër veprime për t’i mbrojtur civilët në Gaza, raporton “BBC”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka thënë se Izraeli “ka përgjegjësi morale” për t’i mbrojtur civilët.

“Nëse i shtyn ata drejt duarve të armikut, atëherë e zëvendëson një fitore taktike me një humbje strategjike”, ka thënë Austin në një ngjarje në Kalifornia.

Ai ka shtuar se SHBA-ja do të qëndrojë përkrahë Izraelit, por u ka bërë thirrje krerëve izraelitë që të lejojnë më tepër ndihma humanitare në Gaza.

Komentet e tij erdhën pasi të shtunën forcat izraelite intensifikuan sulmet në jug të Gazas.

Mark Regev, këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë për “BBC Israel”, se vendi i tij do të bëjë angazhim maksimal për “të mos pasur viktima civile”.

E Regev ka thënë se duhet fajësuar Hamasi që ka mbaruar armëpushimi.