Zyrtarët kundër racizmit përreth Evropës i kanë bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të jenë vigjilente për krimet e urrejtjes kundër myslimanëve dhe të “mos kursejnë përpjekjet” për t’i mbrojtur ata.
Deklarata e nënshkruar nga përfaqësuesit e 10 shteteve të BE-së dhe zyrtarë evropianë, nënvizon numrin në rritje të krimeve të urrejtjes, gjuhës urrejtëse dhe kërcënimeve të lirive civile që kanë vënë cak komunitetin mysliman dhe hebre në Evropë muajt e fundit.
Të dy komunitetet “janë bërë cak i sulmeve fizike dhe verbale”, me njerëzit që ndihen “më të pasigurt dhe të kërcënuar”, thuhet në deklaratë, raportoi Guardian.
Duke adresuar islamofobinë në veçanti, grupi i zyrtarëve ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” për myslimanët.
“Fenomene të tilla, nëse nuk adresohen, mund të kërcënojnë kohezionin social brenda shoqërive tona dhe mund t’i ekspozojnë komunitetet e cenueshme ndaj dëmeve të mëtejshme”, thuhet në deklaratë.
Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve kombëtare që të mos kursejnë përpjekjet “për të siguruar sigurinë e komunitetit mysliman, qoftë në vende adhurimi, vende pune, shkolla apo shtëpitë e tyre”.
-
Urrejtja kundër myslimanëve në nivel rekord në Britani
-
Myslimanët në Evropë përjetojnë ngritje shqetësuese të diskriminimit, zbulon sondazhi
-
Christian Wigand: Rritje e jashtëzakonshme e antisemitizmit në të gjithë Evropën
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
BE: Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare me sulmin mbi Katar