Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia sulmon me raketa Donetskun, të paktën një i vdekur

Raketat ruse kanë depërtuar nëpërmjet blloqeve të apartamenteve në rajonin lindor ukrainas Donetsk, duke shkaktuar vdekjen e një personi, raporton agjencia “AP” të enjten.

Njësitet ushtarake ruse njëkohësisht kanë lansuar gjashtë raketa S-300 në drejtim të rajonit të Donetskut, sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy tjera janë lansuar ndaras në të njëjtën zonë.

Tri raketa kanë goditur qytetet Pokrovsk, Novohrodivka dhe Myrnohrad në rajonin e Donetskut. Qytetet gjenden 25-40 kilometra nga vija e frontit.