Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se lejimi i vazhdimit të konfliktit në Gaza “do t’i jepte Hamasit atë çfarë dëshiron”.
Presidenti amerikan ka theksuar se Hamasi e nisi sulmin e 7 tetorit sepse i frikësohet “jetesës krah për krah në paqe të izraelitëve dhe palestinezëve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjes dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që e kërkon”, ka shkruar ai në platformën X.
Postimi i tij shkaktoi konfuzion, me disa që ngrehën pyetje nëse Bideni po sinjalizonte zbutjen e qëndrimit të Bidenit për konfliktin, raportoi BBC.
Bideni më parë e ka kundërshtuar një armëpushim, me arsyetimin se nuk do të sillte paqe mes Izraelit dhe Hamasit.
“Derisa Hamasi kapet pas ideologjisë së tij për shkatërrim, armëpushimi nuk është paqe”, pati thënë.