Ministri i Jashtëm i Letonisë të martën ka treguar për gatishmërinë e tij që të marrë postin më të lartë në NATO. Ai tha se aleanca ka nevojë për një drejtues që krijon konsensus dhe që është i përkushtuar për shpenzime më të larta në mbrojtje dhe ka vizion të qartë si të përballet me Rusinë.
NATO pritet ta emërojë një sekretar të ri të përgjithshëm në samitin në Washington në korrik.
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, gjendet në krye të aleancës që nga viti 2014. Mandati i tij është zgjatur për herë të katërt gjatë luftës në Ukrainë.
“Do t’i kemi 32 shtete. Do t’i mbajmë 32 shtetet së bashku për çdo temë, është sfidë e madhe, dhe na duhet dikush që ndërton konsensus dhe që mund të punojë me çdo aleatë, për të vendosur çdonjërin në drejtim e njëjtë”, ka thënë ministri letonez Krisjanis Karins nga selitë e NATO-s.