Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli thotë se s’do të pengojë ndihmën humanitare për Gazën nga Egjipti

Qeveria izraelite ka thënë se nuk do të pengojë aksin e ndihmës për Gazën nga Egjipti, ka raportuar BBC-ja të mërkurën.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu u tha se “nuk do të pengohen furnizimet humanitare nga Egjipti për sa kohë që janë vetëm “ushqim, ujë e ilaçe për popullsinë civile”.

Ndërsa, në njoftim u tha se Izraeli s’do të lejojë asnjë ndihmë humanitare nga territori i tij në Rripin e Gazës “për sa kohë që pengjet nuk kthehen”.

Rreth 1,300 palestinezë janë ende nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara në Gazë. Prej tyre, 600 janë fëmijë, ka thënë ministria e Shëndetësisë në këtë rajon.

Ministria po ashtu njoftoi se numri i të vdekurve nga sulmi i së martës në një spital në Gazë ka arritur në 471.

“Sulmet e vazhdueshme përbëjnë spastrim etnik dhe kërcënim për ekzistencën palestineze. 70 për qind e viktimave të agresionit izraelit janë fëmijë, gra dhe të moshuar”, u tha në konferencë.