Një person u plagos e infrastruktura pranë portit ukrainas Odesa u dëmtua, si pasojë e një sulmi me dron dhe një rakete ruse mbi këtë rajon, ka bërë të ditur kreu rajonal, Oleh Kiper.
Sulmi i mbrëmshëm ka dëmtuar edhe infrastrukturën portuale, një depo gruri dhe një ndërtesë tjetër të zbrazët që dikur ishte hotel. Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës ka shpërndarë një video që tregon zjarrfikësit në ndërtesën e hotelit duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin.
Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar gjithashtu sulme ukrainase gjatë natës, duke thënë se dronët u rrëzuan mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, mbi Krime dhe mbi rajonet ruse të rajoneve Kursk dhe Belgorod. Nuk u përmend për asnjë vdekje.
-
Sulmohet Shën Petersburgu në një sulm të madh me dronë ukrainas
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut
-
Ukraina sulmon portin rus Ust-Luga, goditet terminali i naftës
-
Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, raportohen disa të vdekur
-
Rusia vret tetë persona në Odesa, ndërsa SHBA-ja pret zhvillimin e bisedimeve për paqe