Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia i beson Perëndimit po aq sa i beson Rusisë. Ai theksoi se vendi i tij ndjek politikë të favorshme ndaj Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Erdogan foli për marrëdhëniet politike të jashtme në një intervistë për televizionin amerikan PBS. Ai intervistën e dha në New York, ku sot iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në masën që Perëndimi është i besueshëm, Rusia është po aq e besueshme. Për 50 vjetët e fundit, ne kemi pritur në pragun e Bashkimit Evropian. Në këtë moment, unë i besoj Rusisë po aq sa i besoj Perëndimit”, ka thënë ai.
Ai iu referua edhe marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.
“Gjysma e furnizimit me gaz është nga Rusia, që do të thotë se jemi të solidarizuar. Ne ecim përpara me hapa të përbashkët, po ashtu bashkëpunojmë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Mund të bëjmë gjëra të tilla me Rusinë”, ka thënë ai.
Sipas fjalëve të presidentit turk, ashtu siç ka marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të ketë edhe marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshiron të ketë marrëdhënie me BE-në në bazë të parimit “win-win”, d.m.th. marrëdhënie që do të përfitojnë të gjithë.