Inflacioni në Gjermani është zbutur në 6.1 për qind në muajin maj, pas disa muajsh në rënie, ani pse ekonomia më e madhe e Evropës konfirmoi rritjen e çmimeve deri në 15 për qind.
Të dhënat preliminare kanë treguar se norma vjetore e inflacionit është më e ulët se 7.2 për qind në muajin prill, ndërkaq në shkurt qëndronte në 8.7 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo tani ngritja e çmimeve po nxit inflacionin, ani pse rritja vjetore e kostos së ushqimit është ulur në 14.9 për qind në muajin maj nga 22.3 për qind sa ishte në muajin mars.
Christine Klar, e cila e koordinon shpërndarjen e ushqimit në Berlin, ka thënë se është rritur numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë pasi kanë arritur në kufijtë e të ardhurave të tyre mujore.
Ekonomistët kanë vlerësuar se do të kalojnë shumë muaj para se konsumatorët e pakënaqur të shohin nivele më normale të inflacionit që do të reflektohen në çmimet e produkteve.
Klas ka thënë se ngritja e çmimeve ka nisur menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Çmimet e larta nëpër shtetet evropiane kanë detyruar punëtorët që ta kërkojnë ngritjen e pagave.