Një sulm me dron në Moskë ka shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa, kanë thënë zyrtarët.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se nuk ka pasur lëndime serioze. “Shërbimet e urgjencës ishin në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa dronë teksa po i afroheshin kryeqytetit rus, thanë zyrtarët.
Nuk është ende e qartë se nga kanë ardhur dronët.
Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan tym në qiell. Disa të tjera treguan dritare të thyera.
Sobyanin tha se disa banorë ishin evakuuar.
Disa shpërthime janë dëgjuar që nga ora 6 e mëngjesit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.