Përgatituni për një sëmundje edhe më vdekjeprurëse se COVID-19, ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore Shëndetësore.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka nxitur shtetet që të ndërmarrin reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e radhës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë botë, gati 7 milionë vdekje janë shkaktuar nga sëmundja e cila ende po vazhdon me shkallën e ulët të vaksinimit.
Ai ka insistuar se COVID-i është ende kërcënim, por jo i vetmi me të cilin mund të jetë përballur bota, raportoi Metro.
“Kur të vjen pandemia e radhës duke trokitur – dhe do të vijë – ne duhet të jemi gati për t’iu përgjigjur me vendosmëri, kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë”, ka thënë ai.
Shtetet anëtarë te OBSH-së tani po draftojnë një traktat pandemie i cili do të futet për zbatim vitin e ardhshëm.