Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë për në Japonia për takimin e G7, ka konfirmuar një zyrtar i tij.
“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj prezenca e presidentit tonë është absolutisht esenciale në mënyrë që të mbrojmë interesat tona”, ka thënë ai.
Fuqitë e shteteve të G7 do të fokusohen këtë fundjavë në shtypjen e Rusisë dhe riafirmimin e mbështetjes së tyre ndaj Ukrainës.
Një zyrtar i BE-së ka thënë se liderët do të diskutojnë edhe për një propozim për samitin e paqes së Ukrainës, shkroi BBC.
Ukraina ka vënë para një propozim 10-pikësh për paqe. Zyrtarët kinezë po ashtu vizituan Kievin këtë javë për të promovuar plan in e tyre 12 hapa për t’i dhënë fund konfliktit.