Botë

Banorëve zviceranë u jepet afati i fundit për të ikur, shkëmbinj gjigant do të bien mbi fshat

Banorëve të fshatit të vogël zviceran, Brienz, u është thënë të mbledhin gjërat e tyre dhe të ikin menjëherë.

Arsyeja: shkëmbinj gjigant nga mali sipër tyre do të lirohen dhe do të bien në luginë në ditët e ardhshme.

Urdhri për evakuim nuk ka ardhur si befasi për popullatën prej gjithsej 70 banorëve, raportoi BBC. 

Brienzi është vlerësuar si rrezik gjeologjik për një kohë.

Vetë fshati është ndërtuar në tokë që zbret drejt luginës, duke bërë që të shfaqen çarje të mëdha në ndërtesa.

Po punohej që të stabilizohej situata, por sipërfaqja e malit mbi Brienz në ndërkohë kishte filluar të copëtohej e të binte.

Nga tani, askush që nuk jeton në Brienz nuk do të lejohet të hyjë aty, ndërsa banorët duhet të largohen më së largu deri të premten.