Një garë për fëmijë për gjuetinë e maceve në Zelandën e Re është anuluar pas reagimit të ashpër kundër kësaj ngjarjeje.
Organizatorët e gjuetisë vjetore u kritikuan pasi shpallën një kategori të re për fëmijët për të gjuajtur macet e egra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë rinjve iu tha të mos vrisnin kafshët shtëpiake, por ata inkurajoheshin të vrisnin sa më shumë mace të egra që të ishte e mundur për një çmim prej 155 dollarë.
Ngjarja tërhoqi kritikat e menjëhershëm nga grupet e mirëqenies së kafshëve, raportoi BBC.
Shoqata për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve tha se fëmijët, së bashku me të rriturit, nuk do të ishin në gjendje të bëjnë dallimin midis "një maceje të zbutur, të egër, ose endacake".
Gara e përvitshme zakonisht mbledh qindra – përfshirë fëmijë – të garojnë për të vrarë derrkucë, drerë dhe lepra.